Bujqësi e shëndetshme dhe e qëndrueshme

Në kuadër të projektit: “Bujqësi e shëndetshme dhe e qëndrueshme, rezistente ndaj ndryshimeve klimatike” në fokus “Përmirësimi i kushteve të jetesës së prodhuesve dhe banorëve në zonat rurale” mbështetur nga We Effect Europe, Organizata ADAD Malore në Peshkopi me datë 11/07/2024 mbështeti aktivitetin bilateral midis prodhuesesve të qershisë, tregëtarëve pontencial nga Tirana dhe sipërmarrjes më të re “Dibra Fruit” .

Me qellim për të krijuar me shume kontakte dhe ura bashkëpunimi midis prodhuesve të vegjël, pontecial, tregëtarëve kryesor dhe sipërmarrjeve të reja.

“Dibra Fruit” është sipërmarrja më e re nga dy të rinjt Robert Zebi dhe Donald Kryemadhi që do të shërbeje si një pikë grumbullimi për qershinë dhe jo vetëm, duke garantuar kështu sasinë dhe cilësinë e duhur për të tregëtuar në tregje të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare .

“Dibra Fruit” ndihmon fermerët e vegjël të shesin produktet, nxit më tej prodhimin vendas me cilësi, si dhe ndikon në zhvillimin ekonomik familjar dhe të zonës në Dibër

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Artikuj te tjere