Përmirësimi i kushteve të jetesës

Në kuadër të projektit: “Bujqësi e shëndetshme dhe e qëndrueshme, rezistente ndaj ndryshimeve klimatike” në fokus “Përmirësimi i kushteve të jetesës së prodhuesve dhe banorëve në zonat rurale” mbështetur nga We Effect Europe, Organizata ADAD Malore në Peshkopi në datat 2 – 3 korrik 2024 iështë mbledhur për Strategjinë e Organizatës 2025-2030 për një rrugëtim të përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit!

Në Peshkopi u zhvillua takimi me anëtarët e organizatës Adad Malore nga Korça, Dibra, Kukësi dhe me stafin lokal për “Strategjinë 2025-2030” mbështetur nga We Effect Europe🤝

Diskutimi për strategjinë e ardhshme u fokusua në arritjet dhe sfidat e deritanishme të Adad Malore, duke shprehur një vizion më të qëndrueshëm të së ardhmes për sektorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë udhëtim, anëtarët dhe stafi përcollën angazhimin e tyre të përbashkët për rritjen e aktivitetit në sektorin e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, atë të zhvillimit ekonomik, si dhe për ruajtjen e mjedisit natyror të këtyre zonave të veçanta.

Anëtarët patën mundësinë të vizitojnë disa ferma dhe ndërmarrje lokale të mbështetura nga organizata Adad Malore ku mësuan për sukseset, sfidat dhe objektivat për të ardhmen.

Ndërkohë, prodhuesit u njohën me risinë në Pemëtari dhe ndanë përvojat dhe idetë e tyre për të rritur bashkëpunimin në prodhim me cilësi dhe sasi në të ardhmen.

Adad Malore së shpejti me një strategji të re së bashku për një të ardhme me një zhvillim socio-ekonomik të prodhuesve për një jetë më të mirë të shëndetshme, të qëndrueshme dhe rezistencë ndaj ndryshimeve klimatike.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Artikuj te tjere