Këtë të Hënë, dt. 17.06.24 Bashkia Dibër çeli zyrtarisht sezonin turistik 2024!
Në kuadër të projektit: “Bujqësi e Shëndetshme dhe e Qëndrueshme, Rezistente ndaj Ndryshimeve Klimatike” në fokus për “Përmisimin e Kushteve të Jetesës së Prodhuesve dhe Banorëve në Zonat Rurale” të mbështetur nga We Effect Europe, ADAD Malore mbeshteti eventin “Dibra N’fest”
Objektivi mbështetës ishte promovimi i fermerëve të vegjël dhe të mesëm të prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe produkteve tipike lokale, produkteve artizanale, ndikimi në zonë për të ofruar më shumë vizitorë , turizëm, si dhe mundësite për të lidhur kontrata me biznese të ndryshme
Falemderojmë Bashkia Dibër Faqja Zyrtare dhe Rahim Spahiu për bashkëpunimin e vazhdueshëm.











