Praktikat më të mira bujqësore dhe të përpunimit (BAP, PBB)

Nga data 03-09 prill Qendra e Asistencës Bujqsore dhe Rurale – ADAD Malore Kukës organizoi kursin e trajnimit mbi praktikat më të mira bujqësore dhe të përpunimit (BAP, PBB) dhe konsulencë për fermat e vogla që operojnë në zinxhirët e furnizimit dhe zonat e Tropojës dhe Hasit. Objektivi themelor i aktivitetit ishte rritja e aftësive të prodhuesve të vegjël bujqësorë të synuar të ndërhyrjes si në aspektin e prodhimit primar ashtu edhe në përpunim. Gjatë këtyre ditëve u trajtuan tema të caktuar nga specialistët e QABR ADAD Malore Kukës së bashku në bashkëpunim me mjekët veteriner të AKVMB që operojnë në Bashkinë Has dhe Tropojë. Kursi ishte i ndarë në dy sesione teorik dhe praktik.

📍Ruralbania është financuar nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo dhe implementuar nga Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen AICS Tirana në partneritet me Cia – Agricoltori Italiani , ADAD Malore , AgroPuka , Albanian Network for Rural Development , Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Tiranë, Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor Shkoder

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest
Artikuj te tjere