QABR Adad Malore Dibër
Qendra e Asistences Bujqesore dhe Rurale Adad Malore Diber-QABR Adad Malore DIBER
Qendra e Asistences Bujqesore dhe Rurale Diber-QABR Adad Malore DIBER eshte themeluar ne Shtator te viti 2022 dhe administrohet nga ADAD Malore.
QABR Adad Malore Dibër është themeluar në kuadër të projektit Ruralbania që financohet nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo (AICS), projekti realizohet nga Volontari nel Mondo RTM, me kontributin e Cia – Agricoltori Italiani, Regione Emilia-Romagna, ADAD Malore, AREB – Agjencia Rajonale per Asistencen Shkoder, Tirane, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBRZH)
Misioni i QABR Adad Malore Dibër:
Të ofrojë shërbime dhe asistencë për aspekte teknike, shoqërim projektesh, lehtesim për çeshtje institucionale, promovim dhe akses në tregje, etj.
Stafi i QABR Dibër përbëhet nga:
- Kordinatori i ADAD Malore
- Specialisti Florand Zebi me profil Agronom Hortikulturë
- Operatore Brunilda Kaloci me profil Gjeografi dhe turizëm.
QABR Adad Malore Diber është në shërbim të çdo fermeri në bashkinë Dibër dhe Bashkinë Bulqizë duke u shërbyer me informacion, asistencë, konsulencë dhe këshilla teknike. Gjithashtu ka një partneritet të ngushtë me zyrat e bujqësisë dhe ekstensionit me trajnime dhe shkëmbime ekpseriencash mes zyrave dhe specialistëve.
Shërbimet që ofron QABR ADAD Malore Dibër
- Mbledhja, verifikimi dhe arkivimi i dokumentacionit të nevojshëm për krijimin dhe përditësimin e dosjes së fermës/biznesit.
- Mbështetje për formalizimin e bizneseve bujqësore dhe shoqërive prodhuese.
- Informacion, asistencë për paraqitjen e aplikimeve në bujqësi: kontribute, subvencione, skema financimi kombëtare apo ndërkombëtare.
- Mbështetje për fermat bujqësore në orientimin e prodhimit drejt qëndrueshmërisë dhe multifunksionalitetit bujqësor.
- Asistencë për zhvillimin e planeve/projekteve të biznesit dhe zbatimit të projekteve
- Ndihma për bizneset bujqësore që synojnë të diversifikojnë dhe integrojnë biznesin e tyre sipërmarrës me fillimin e aktiviteteve përkatëse.
- Trajnime mbi praktikat më të mira bujqësore dhe përpunuese (BAP, BPP)
- Asistencë për bizneset e vogla bujqësore, në agroturizëm, artizanat, marketing, etj.
- Mbeshtetje e iniciativave të prodhuesve në lidhje me bujqësinë dhe zhvillimin rural.
- Zhvillimi dhe publikimi i materialeve dhe informacionit teknik për rrjetin e prodhuesve dhe sipërmarrësve.