QABR Adad Malore Kukes

Qendra e Asistencës Bujqësore dhe Rurale Adad Malore Kukës-QABR Adad Malore KUKES

Qendra e Asistencës Bujqësore dhe Rurale Adad Malore Kukës-QABR Adad Malore KUKES është themeluar në Shtator të vitit 2023 dhe administrohet nga ADAD Malore.

QABR Adad Malore Kukës është themeluar në kuadër të projektit Ruralbania që financohet nga Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo, projekti realizohet nga Volontari nel Mondo RTM, me kontributin e Cia – Agricoltori Italiani, Regione Emilia-Romagna, ADAD Malore, AgroPuka, AREB – Agjencia Rajonale per Asistencën, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albanian Network for Rural Development.

Misioni i QABR Adad Malore Kukës:

Të ofrojë shërbime dhe asistencë për aspekte teknike, shoqërim projektesh, lehtësim për cështje institucionale, promovim dhe akses në tregje, etj.                               

Stafi i QABR Dibër përbëhet nga:

      1. Kordinatrori adad malore
      2. Specialisti Edison Axhami me profil Zootekni dhe Siguri Ushqimore.
      3. Operator Visar Mataj me profil Inxhinier Pyjesh dhe Menaxhim i të Dhënave të Mjedisit.

QABR Adad Malore Dibër është në shërbim të çdo fermeri në bashkinë Kukës, Has dhe Bashkinë Tropoje duke u shërbyer me informacion, asistencë, konsulencë dhe këshilla teknike. Gjithashtu ka një partneritet të ngushtë me zyrat e AREB, AKVMB dhe Bashkitë e Qarkut Kukës, duke pasur trajnime dhe shkëmbime ekpseriencash mes zyrave dhe specialistëve.

Shërbimet që ofron QABR ADAD Malore Kukes

  1. Mbledhja, verifikimi dhe arkivimi i dokumentacionit të nevojshëm për krijimin dhe përditësimin e dosjes së fermës/biznesit.
  2. Mbështetje për formalizimin e bizneseve bujqësore dhe shoqërive prodhuese.
  3. Informacion, asistencë për paraqitjen e aplikimeve në bujqësi: kontribute, subvencione, skema financimi kombëtare apo ndërkombëtare.
  4. Mbështetje për fermat bujqësore në orientimin e prodhimit drejt qëndrueshmërisë dhe multifunksionalitetit bujqësor.
  5. Asistencë për zhvillimin e planeve/projekteve të biznesit dhe zbatimit të projekteve
  6. Ndihma për bizneset bujqësore që synojnë të diversifikojnë dhe integrojnë biznesin e tyre sipërmarrës me fillimin e aktiviteteve përkatëse.
  7. Trajnime mbi praktikat më të mira bujqësore dhe përpunuese (BAP, BPP)
  8. Asistencë për bizneset e vogla bujqësore, në agroturizëm, artizanat, marketing, etj.
  9. Mbeshtetje e iniciativave të prodhuesve në lidhje me bujqësinë dhe zhvillimin rural.
  10. Zhvillimi dhe publikimi i materialeve dhe informacionit teknik për rrjetin e prodhuesve dhe sipërmarrësve.